Drejtuesit e ri konfirmojnë Montellan si trajner të Milanit

Futboll

Drejtuesit e ri konfirmojnë Montellan si trajner të Milanit

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:58
Kinezet e Milanit

Vicenzo Montella merr besimin e drejtuesve të ri të klubit.

Milani është bërë me pronarë të rinj, por trajneri do të mbetet po ai i njëjti. Vicenzo Montella konfirmohet si trajneri kuqezinjve edhe për të paktën sezonin e ardhshëm.

Drejtori i ri ekzekutiv Marco Fassone tregoi me detaje planet e kuqezinjve, në epokën e kinezeve ku fillimisht ka treguar se projekti i ri do të ndërtohet përreth trajnerit aktual.

“Milani do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e Vicenzo Montellas. Ai ka mbështetjen tonë absolute, pasi dhe përgjatë këtij sezoni ka bërë një punë të mirë”, ka sqaruar Fassone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat