Pronarët e rinj të Milanit: Do ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë Donnarumman

Futboll

Pronarët e rinj të Milanit: Do ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë Donnarumman

Më: 15 prill 2017 Në ora: 07:25
Pronarët e rinj të Milanit

Pronarët e rinj të Milanit thonë se do të bëjnë të pamundurën që ta mbajnë në skuadër Gianluigi Donnarumman.

Në një intervistë për Milan TV, Han Li, krahu i djathtë i presidentit të ri të Milanit, Yonghong Li, ka folur për synimit e klubit.

“Duhet medoemos të kthehemi në pozicionet që luftohet për pjesën e epërme”.

“Duhet të shkojmë hap pas hapi që të kthehemi atje, me logjikë dhe plane afatgjata”.

“Objektivi ynë është rikthimi në Ligën e Kampionëve”.

“Donnarumma? Duhet ta them se Donnarumma është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, shtylla e skuadrës. Do ta bëjmë më të mirën tonë që ta mbajmë në skuadër”.

“Juventus-Barcelona? Duhet të kthemi medoemos në Ligën e Kampioënve, pasi kjo garë është shumë e rëndësishme për ne”.

“The Juventus Stadium na ka impresionuar, po ashtu edhe atmosfera. Nga kjo perspektivë ata janë pata nesh dhe ne duhet t;i shohim si shembull:, ka thënë Li.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat