Messi shokon Barcelonën: Transferoni këta 5 yje ose largohem nga Camp Nou

Futboll

Messi shokon Barcelonën: Transferoni këta 5 yje ose largohem nga Camp Nou

Më: 15 prill 2017 Në ora: 09:50
Lionel Messi

Lionel Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën, vetëm nëse këta të fundit transferojnë pesë yje në skuadër gjatë verës

Mund të duket e pabesueshme, por sipas revistës spanjolle, Don Balon, Lionel Messi e ka kushtëzuar Barcelonën për ta vazhduar kontratën.

Messi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë pesë yje në skuadër gjatë verës, nëse dëshirojnë të mbetet në Camp Nou.

Sipas Don Balon ylli argjentinas ka kërkuar transferimin e lojtarëve si:  Coutinho, Bellerín, Verratti, Bernardo Silva dhe Mbappe.

Messi ka kontrtë me Barcelonën deri në vitin 2018, dhe deri më tani ka hezituar ta vazhdoj kontratën me klubin ku është rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat