I pamposhtur, Kukësi rikthehet në krye

Futboll

I pamposhtur, Kukësi rikthehet në krye

Më: 15 prill 2017 Në ora: 22:37
Kukësi

Triumf në një fushë mjaft të vështirë si ajo e Durrësit. Kukësi kaloi me sukses provën përballë Teutës, duke fituar 2-0.

Skuadra e Ernest Gjokës mbetet e pamposhtur pas 29 javëve të kampionatit dhe rikthehet në krye. Të paktën për 24 orë, në pritje të Partizanit.

Tre pikë përballë Teutës ishin të vuajtura dhe shërbyen si një provë karakteri për Kukësin, që vuajti për minuta me radhë përballë mbrojtjes solide të kundërshtarëve.

Për të gjetur goditjen e parë në portë, Kukësit iu nevojiten 33 minuta lojë, me Pejiç që u frenua nga portieri Kastrati,  ndërsa edhe fati ishte kundër veri-lindorëve me goditjen potente të Eminit që u ndalua nga shtylla.

Pjesa e dytë e lojës nisi me një lajm jo të mirë për Kukësin, me Ylli Shametin që u largua nga fusha i dëmtuar, duke i lënë vendin Dvornekoviç. Por, ishte pikërisht episodi i minutës së 50-të që i ndryshoi edhe ngjarjet në favorin e ekipit të Gjokës.

Në më pak se 4 minuta në fushë, Dvornekoviç fiton 11-metërsh pas duelit me Kotobellin, me gjyqtarin Eldorian Hamiti që drejtoi dorën drejt pikës së bardhë mes protestave të vendasve.

Pero Pejiç e shfrytëzoi maksimalisht mundësinë e dhënë dhe ndryshoi ndeshjen në favor të Kukësit. Teuta provoi të reagonte me Maganin , Bruno Ditëndhe Ribajn, por pa mundur të gjente barazimin.

Në mes Kukësi tentoi me Izair Eminin, ndërsa episodi që zgjidhi ndeshjen ishte ai i minutës së 79-të. Pero Pejiç shfrytëzoi depërtimin e shkëlqyer të Lenës nga e majta dhe nuk mbylli virtualisht takimin.

Teuta provoi të reagonte me krenari, me Lilën dhe më pas me Prognin që pretendoi 11-metërsh pas duelit me Hallaçin, por kjo nuk mjaftoi. Durrsakët humbasin dhe mbeten të rrezikuar në garën për mbijetesë, ndërsa Kukësi rikthehet në vendin e parë dhe e kalon presionin te Partizani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat