“Djajtë e Kuq” ofrojnë 125 milionë funte për dyshen e Atleticos

Futboll

“Djajtë e Kuq” ofrojnë 125 milionë funte për dyshen e Atleticos

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:28
Jan Oblak

Sipas mediave angleze, Manchester United janë të gatshëm të bëjnë një ofertë marramendëse në verë prej 125 milionë funteve për dyshen e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe Jan Oblak.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho tashmë kishte etiketuar sulmuesin francez, Griezmann, si objektivin e tij kryesor në merkaton e verës.

Drejtuesit e skuadrës së madhe angleze po mendojnë që gjatë verës të ofrojnë plot 85 milionë për të fituar shërbimet e tij.

Megjithatë, ylli francez nuk është futbollisti i vetëm i pëlqyer nga gjiganti anglez, pasi po mendon edhe transferimin e portierin slloven, Oblak.

Sipas mediumit anglez “Daily Star”, drejtuesit nga Old Trafford e shohin sllovenin si zëvendësues ideal për portierin David De Gea nëse ky i fundit vendos të largohet drejt Real Madridit.

Skuadra nga Old Trafford ka të gatshme plot 40 milionë funte për shërbimet e Oblakut, duke quar kështu ofertën për dy futbollistët në 125 milionë funte.

Gjysma e të ardhurave do të siguroheshin nga shitja e mundshme e De Geas në Santiago Bernabeu, i cili mund të bëhet rekord transferimesh për portieri me një shifër prej 65 milionë funtesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat