Hazard zbulon lojtarin më të mirë të vitit në Ligën Premier

Futboll

Hazard zbulon lojtarin më të mirë të vitit në Ligën Premier

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:33
Eden Hazard dhe N’Golo Kante

Eden Hazard mendon që futbollisti më i mirë i vitit në Ligën Premier është bashkëlojtari i tij te Chelsea, N’Golo Kante.

Dyshja e skuadrës nga Stamford Bridge janë parë si dy kryesuesit për çmimin individual pasi kanë luajtur role të mëdha për të ndihmuar skuadrën e tyre në prag të titullit të Ligës Premier në sezonin debutues të Antonio Contes.

Hazard, ka ri-gjetur formën e cila pa atë të fitojë të njëjtin çmim në sezonin e titullin fitues të Chelsea 2014-15, duke shënuar 14 herë deri më tani.

Në anën tjetër, Kante ka injektuar të njëjtat aftësi dominuese në mesfushë që ndihmuan Leicester Cityt të fitojë ligën sezonin e kaluar, dhe kështu Hazard mendon se francezi do ta meritonte këtë çmim.

“Shpresoj se do të jetë ai, kjo do të ndryshonte faktin se çmimi i jepet një sulmuesi që shënon, që është gjithmonë vendimtar”, ka thënë fillimisht Hazard për Telefoot.

“Ai është më pak vendimtar në fushë se sa një sulmues, por do ishte shpërblim për dy sezonet e mira që ai bëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat