Avdijaj me Vaduzin drejt largimit nga liga

Futboll

Avdijaj me Vaduzin drejt largimit nga liga

Nga: K.G. Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:38
Pamje nga një ndeshje

FC Vaduz bëri edhe një hap fals në Kampionatin e Zvicrës. Ata para shikuesve të vet pësuan disfatë me rezultat 1:0 nga Sioni, në ndeshjen e javës së 28-të.

Futbollisti shqiptar, Albion Avdijaj, u paraqit standard, por mbeten pa pikë ndaj Sionit. Në minutën e 21-të, Ndoye realizoi golin e fitores, duke shokuar vendasit. Vaduz është në vend të fundit (i dhjeti) me 22 pikë, pesë me pak se i parafundit Grasshoppers, kurse Sion renditet në pozitën e tretë me 45 pikë. Vaduz me këtë humbje komlplikon edhe më shumë punët dhe janë drejt largimit nga liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat