Sekondat e ndanë Dortmundin nga tragjedia më e madhe

Futboll

Sekondat e ndanë Dortmundin nga tragjedia më e madhe

Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:15
Borussia Dortmund

Skuadrën e Borussia Dortmundit e kanë shpëtuar sekondat nga një tragjedi shumë e madhe, madje do të kishte edhe vdekje, thotë një studim në Gjermani

Të martën e kaluar u sulmua me bombë autobusi i Borussia Dortmundit, ku i lënduar mbeti mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra.

Por, nëse ky shpërthim do të ishte kryer disa sekonda më vonë, atëherë pasojat do të ishin katastrofike, madje mund të kishte edhe të vdekur.

“Nëse ky shpërthim do të ishte kryer disa sekonda më vonë, kur autobusi do të ishte plot më lojtarë, atëherë do të kishte lëndime shumë më serioze, ndoshta do të kishte edhe vdekje”, është thënë pas një studimi të Zyrës Federale për Hetime Kriminale të Gjermanisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat