Mavraj me Hamburgun mbeten pa pikë në Bremen

Futboll

Mavraj me Hamburgun mbeten pa pikë në Bremen

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2017 Në ora: 17:37
Pamje nga ndeshja

Werder Bremeni ndali tri pikë të mëdha dhe që i japin qetësi për në vazhdim të kampionatit, kurse Hamburgu pësoi humbje në 15 minutat e fundit me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesliga I. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, me bashkëlojtarët e tij u munduan deri në maksimum, por mbeten pa pikë në Bremen.

Vendasit u treguan më të shkathët dhe ndalën pikët e mëdha. Për Werderin shënuan: Kruse (41’) e Kainz (75’) dhe për Hamburgun: Gregoritsch (6’). Werderi ngjitet në pozitën e tetë me 39 pikë, kurse Hamburgu mban vendin e 14-të me 33 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat