Agolli shpallet kampion me Karabakun

Futboll

Agolli shpallet kampion me Karabakun

Më: 17 prill 2017 Në ora: 07:59
Ansi Agolli feston me skuadrën

Titulli i katërt rresht kampion për Ansi Agollin në Azerbajxhan. Dy javë nga fundi i sezonit të rregullt, kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe skuadra e tij Karabak, arritën të shpalleshin kampionë pas suksesit të pastër 3-0 në fushën e Inter Baku. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar në sfidën e zhvilluar në kryeqytetin e Azerbajxhanit ku Karabaku dominoi në lojë dhe e gjeti avantazhin që në pjesën e parë me autor Medetov. Në pjesën e dytë, Ndlovu shënoi edhe dy gola të tjerë duke siguruar suksesin e skuadrës së Karabakut që mbyll një tjetër sezon të suksesshëm dhe siguron të drejtën për të marrë pjesë në fazën paraeliminatore të Champions League.

Kur duhen edhe dy javë nga fundi i sezonit, skuadra e Agollit kryeson me 56 pikë, 17 më shumë se Kabala ndjekëse që u mund të transfertën e Kapazit. Gjatë këtij sezoni, Agolli është aktivizuar 20 ndeshje në kampionat duke dhënë një kontribut të madh në titullin e katërt rresht të fituar me skuadrën azere. Ky është sezoni i shtatë i lojtarit shqiptar me Karabakun pas eksperiencave 1-vjeçare me Tiranën në vitin 2008 dhe Kryvbas në Ukrainë një vit më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat