Ja kush e referon ndeshjen Barcelona-Juventusi

Futboll

Ja kush e referon ndeshjen Barcelona-Juventusi

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:44
Bjorn Kuipers

UEFA ka përcaktuar njeriun që do ta drejtojë ndeshjen e së mërkurës.

Bjorn Kuipers do të jetë njeriu që do ta drejtojë duelin e kthimit mes Barcelonës dhe Juventusit që do të zhvillohet në Camp Nou.

Statistikat me këtë gjyqtar flasin në favor të katalanasve. Barcelona është gjykuar në shtatë ndeshje nga holandezi, nga të cilat ka fituar tri, ka barazuar po kaq dhe ka pësuar një humbje.

Ndërkohë Juve është gjykuar në katër ndeshje, ku nuk ka arritur të fitojë asnjëherë, duke barazuar në tre raste dhe ka pësuar një humbje.

Juventusi ka një avantazh të madh nga ndeshja e parë të cilën e ka fituar 3:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat