Pejani shënon, me ekipin e tij udhëheqin renditjen në Rusi

Futboll

Pejani shënon, me ekipin e tij udhëheqin renditjen në Rusi

Nga: K. Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:09
Fatos Beqiraj

Sulmuesi nga Peja, Fatos Beqiraj, ndryshe luan për përfaqësuesen e Malit të Zi, realizoi gol për fitoren e Dinamos nga Moska me rezultat 3:1 ndaj Sibirit vendas, në ndeshjen e së 32-të të Ligës së Dytë të Rusisë.

Beqiraj luajti nga minuta e parë dhe kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij, e cila udhëheq renditjen bindshëm, në fakt ka siguruar rikthimin në elitë.  Beqiraj shënoi për epërsinë 1:2 në minutën e 67-të. Për vendasit realizoi: Cebotaru (4’) dhe për Dinamon: Lutsenko (21’), Beqiraj (67’) e Zotov (75’). Beqiraj luajti deri në minutën e 80-të, i cili me bashkëlojtarë festuan fitoren. Dinamo kryeson me 72 pikë, kurse Sibir është në pozitën e 17-të me 33 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat