Kukeli me Zurich-un shumë afër rikthimit në elitë

Futboll

Kukeli me Zurich-un shumë afër rikthimit në elitë

Nga: K.Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:10
Burim Kukeli

Ekipi i Zurich-ut është shumë afër rikthimit në elitën e futbollit zviceran. Zurich para shikuesve të saj shënoi fitore me rezultat minimal 3:2 kundër Aarau-s, në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League).

Futbollisti Burim Kukeli u paraqit i plotë në këtë sfidë dhe ndihmojë ekipin drejt fitores, ndërsa për Aarau-n luajti Denis Markaj standard. Rodriguez shënoi dy herë nga penalltia në minutën e 2-të e 90+3 dhe Kone (8’) për fitoren e Zurich-ut, ndërsa Treand (53’) e Garat (77’) për Aarau-n. Zurich udhëheq renditjen me 68 pikë, ndërsa Aarau është në pozitën e 4-të 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat