Reprezentuesi i Kosovës realizoi super gol në Zvicër

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës realizoi super gol në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:52
Hekuran Kryeziu

Reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu, realizoi supergol për Luzern-in e cila shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj St. Gallenit, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran.  Në minutën e 73-të, Kryeziu merr një top dhe nga rreth 23 metra me një goditje të fortë e dërgon topin në këndin e djathtë të portës rivale, 1:0.  

Në minutën e 86-të, Itten thelloi fitoren e Luzern-it, duke i marrë tri pikë të mëdha. Luzerni përforcon vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa St. Gallen është në pozitën e gjashtë me 31 sosh. Kryeziu luajti tërë takimin, duke treguar lojë shumë të mirë dhe Idriz Voca u aktivizua në minutën e 90+2 për Luzern-in, ndërsa Albian Ajeti u paraqit standard për St. Gallenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat