Ja sa gola ka shënuar dhe sa tituj ka fituar John Terry me Chelsean

Futboll

Ja sa gola ka shënuar dhe sa tituj ka fituar John Terry me Chelsean

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:32
John Terry

Kapiteni i Bluve të Londrës, John Terry edhe zyrtarisht do të largohet nga "Stamford Bridge" në fund të këtij sezoni.

Terry do ta zhvilloj vetëm edhe këtë sezon, ndërsa është afër ta fitoj titullin e tij të 15 apo 16 me klubin e Chelseat, nëse këta të fundit shpallen kampion në Premier Ligë dhe FA Kupë (gjysmefinalist)

Ish-futbollisti i kombëtares angelze u transferua te Chelsea në vitin 1998, ndërsa deri në këtë vit ai ka zhvilluar 713 paraqitje duke shënuar plotë 66 gola.

Terry ka fituar katër herë titullin e Premier Ligës, pesë herë titullin e FA Kupës, tri herë "League Cup", një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Europa Ligën.

Mbrojtësi anglez ende nuk e ka zyrtarizuar të ardhmen edhe pse pritet që të qëndroj në Chelsea si asistent apo ndonjë rol tjetër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat