Beqiri: Është mëkat që 2 Korriku nuk ka një fushë të mirë

Futboll

Beqiri: Është mëkat që 2 Korriku nuk ka një fushë të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 19:45
Agron Beqiri

KF 2 Korriku i Prishtinës mëton pas 16 vjetësh të rikthehet në elitën e futbollit. Skuadra prishtinase është në pozicion të mirë përkatësisht në vend të katërt me 38 pikë, gjashtë me pak se Vëllaznimi në pozitën e dytën pas 22 jave në Ligën e Parë të Kosovës. Në fakt, dy vendet e para ngjiten direkt në elitë, ndërsa pozita e tretë dhe e katërt do të luajnë në barazh me vendin e nëntë dhe të dhjetë të elitës.

Kapiteni i 2 Korrikut, Agron Beqiri, tha se gjasat i kanë të mira për t’u ngjitur në një rang më të lartë. “2 Korrikun e shohim njërin ndër favoritët kryesorë për pozitat që dërgojnë në barazh, duke e pasur parasysh edhe orarin e përshtatshëm, ku do t’i presim ekipet si Vllazninë e Pozheranit dhe Dukagjinin si vendas, ekipe që luftojnë drejtpërdrejtë për këto pozita”, ka thënë Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se keni gjasa ende për vend të dytë? ”Derisa matematika na mundëson, normalisht se po. Do të luftojmë deri në fund edhe pse do të jetë goxha vështirë, pasi 6 pikë janë mjaft shumë, por nëse vazhdojmë me këtë ritëm të fitoreve, çdo gjë është e mundur”, tha futbollisti. Javën që shkoi 2 Korriku...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat