Higuain: Barcelona mund të bëjë mrekullinë

Futboll

Higuain: Barcelona mund të bëjë mrekullinë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 23:35
Gonzalo Higuain

Higuain ka paralajmëruar bashkëlojtarët se Barcelona mund të bëjë mrekullinë në “Camp Nou”

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, beson se as rezultati prej 3:0 nuk është i mjaftueshëm kundër një skuadre si Barcelona, duke parë atë se çfarë bëri ndaj Paris Saint Germainit.

“Nuk e di nëse rezultati 3:0 është i mjaftueshëm”, tha fillimisht Higuain në një intervistë për Juventus TV.

“Duhet të dalim dhe të luftojmë në “Camp Nou” ashtu si në ndeshjen e parë në Torino. Barcelona tregoi ndaj PSG-së se janë në gjendje të bëjnë mrekulli, kështu që duhet të jemi të gatshëm”, shtoi ai.

“Ata duhet gjithashtu të kenë kujdes. Ne do të tentojmë të krijojmë raste dhe të shënojmë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur në raundin tjetër”, theksoi mes tjerash Higuain

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat