Herrera zgjedh lojtarin e vitit në Ligën Premier, nuk do iu pëlqej aspak tifozëve të Unitedit

Futboll

Herrera zgjedh lojtarin e vitit në Ligën Premier, nuk do iu pëlqej aspak tifozëve të Unitedit

Më: 18 prill 2017 Në ora: 00:31
Herrera gjatë një dueli me Hazardin

Sipas Anderr Herreras, mesfushori i Chelsea, Eden Hazard duhet të zgjidhet futbollisti i vitit në kampionatin anglez.

Liga Premier ka zgjedhur gjashtëshen e ngushtë të futbollistëve që do të konkurrojnë për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligë.

Shumë futbollistë të kampionatin anglez kanë dhënë mendimet e tyre rreth lojtarit që e meriton ta fitoj këtë çmim, ndër ta edhe mesfushori i “Djajve të Kuq”, Herrera.

Megjithatë, për dallim nga të tjerët që kanë ‘sponsorizuar’ një bashkëlojtar, Herrera e ka bërë të kundërtën, duke zgjedhur një rival, përgjigje kjo që mund t’i pengoj tifozëve të skuadrës së tij.

“Sipas mendimit tim, ai [Hazard] ka qenë lojtari më i mirë në ligë këtë vit”, ka thënë fillimisht Herrera për NBC.

“Ai është një nga më të mirë në botë. Pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ju keni Neymarin, Hazardin, Griezmannin dhe Paul [Pogban]”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Ndryshe, në listën për futbollistin më të mirë të vitit në Ligën Premier janë edhe N’Golo Kante, Harry Kane, Zlatan Ibrahimovic, Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat