Ja si vlerësohet Xhaka nga ‘Daily mail’

Futboll

Ja si vlerësohet Xhaka nga ‘Daily mail’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:20
Xhaka me bashkëlojtarë

Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, iu gëzua fitores së Arsenalit me rezultat 2:1 në konak të Middlesbrough-it, në ndeshjen e javës së 33-të të Premier League. Kjo fitore nuk ka të paguar për ‘Topçinjtë’ e trajnerit Arsene Wenger për faktin se i mban ende në hap për të siguruar një vend në garat e Champions League.  

Tabloidi “Daily Mail” vlerësoi Xhakën me notën 6. Ja lojtarët e vlerësuar të Arsenalit: Cech 7; Gabriel 6.5, Koscielny 6.5, Holding 6.5; Oxlade-Chamberlain 7, Xhaka 6, Ramsey 6, Monreal 6; Sanchez 7.5 (Coquelin 90), Ozil 7 (Bellerin 90); Giroud 6. Arsenali mban pozitën e gjashtë me 57 pikë, por ka dy takime me pak të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat