Nis revolucioni te PSG

Futboll

Nis revolucioni te PSG

Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:29
PSG

Paris Saint Germain përgatit revulucionin. Pas dështimit në Champions Leagu, sheiku i parizienve po përgatitet të rikonstruktojë strukturat e klubit. Pritet largimi i drejtorit të përgjithshëm të pëgjithshëm, Patrick Kluivert, ndërkohë që më herët  drejtori sportiv Oliver Letang dha dorëheqjen. Emrat e pasuesve që do ti caktohet si detyrë, të shndërrojnë Psg në një skuadër të fortë, janë tre. Bëhet fjalë për Fabio Paraticin, që momentalisht mban postin e drejtorit sportiv tek Juventusi, Ëalter Sabatini i Romës, por edhe Andrea Barta, arkitekti i suksesit të Atletico Madrid. Nga ana tjetër do të nisë puna për rinovimin e kontratave të futbollistëve më thelbësorë, që kanë kampionët e francës, sic është sulmuesi  Edinson Cavani, mbrojtësi brazilian Maruquinhos dhe mesfushori Matuidi.

Rinovim do të ketë dhe për mbrojtësin e krahur të djathë Aurier, i cili edhe pse kohët e fundit është përfshirë në disa skandale, cilësohet si një element shumë i rëndësishëm në repartin e prapavijës. Marco Verrati, prej kohësh është vënë në qëndër të vëmendjes nga disa klube të mëdha europiane, për të pritet një pagë vjetorë shumë e lartë, që ai të vazhdojë aventurën e tij në paris. Pavarësisht ofertave që do të vijnë në drejtim të tij, Sheiku i Psg është i vendosur për të mos lejuar largimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat