Kolasinac në dyshim, te Arsenali apo Milani?

Futboll

Kolasinac në dyshim, te Arsenali apo Milani?

Më: 18 prill 2017 Në ora: 18:47
Sead Kolasinac

Mbrojtësi i Schalkes pritet të largohet nga Gjermania në përfundim të stinorit.

Sead Kolasinac nuk do të vazhdojë kontratën me Schalken e cila përfundon në fund të këtij stinori.

Mbrojtësi boshnjak ka shumë oferta nga klubet më të mëdha të Evropës, por ekipet më serioze për të janë Arsenali dhe Milani.

Para disa ditësh është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje me Arsenalin, por ndryshimi i pronarëve te Milani duket se ka lënë të hapur mundësinë që lojtari të transferohet në Itali.

Në javët në vazhdim pritet të përcaktohet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i reprezentuesit të Bosnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat