Iniesta: Vetëm lojë sulmuese ndaj Juve

Futboll

Iniesta: Vetëm lojë sulmuese ndaj Juve

Më: 18 prill 2017 Në ora: 21:46
Andres Iniesta

Andres Iniesta beson se Barcelona duhet të sulmojë vazhdimisht dhe pastaj të shikojë se çfarë do të bëjë Juventuesi në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët pësuan me rezultat 3-0 në përballjen e parë në Torino, ashtu që duhet të fitojnë me katër gola epërsi për të shkuar në gjysmëfinale.

“Nuk mund të kemi kurrfarë qasje tjetër në lojë pos sulmit. Duhet të sulmojmë, të krijojmë sa më shumë shanse që mundemi dhe pastaj do të shohim se si do të veprojë Juventusi”.

“Qoftë nëse qëndrojnë prapa dhe mbrohen apo përpiqen të na bëjnë presion, qasja jonë nuk do të ndryshojë, sepse situata kërkon që të kemi vetëm një qasje (sulmuese)”.

“Nuk mund të mendojmë për relaks, duhet të përpiqemi të shënojmë gola dhe t’ia kufizojmë shanset kundërshtarit”.

“Stili futbollit që do të zhvillojmë është shumë i qartë, prandaj duhet ta zhvillojmë atë që nga fillimi i ndeshjes”, ka deklaruar Iniesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat