Atletico në gjysmëfinale, Leicester City - lamtumirë Champions

Futboll

Atletico në gjysmëfinale, Leicester City - lamtumirë Champions

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 prill 2017 Në ora: 22:37
Momenti i golit

Skuadra e Leicester Cityt lëshoi mundësinë që të futet në histori të futbollit në Champions League. Kampioni në fuqi i Anglisë, Leicester City, është eliminuar nga Atletico Madridi. 

Madridasit barazuan në takimin e kthimit me rezultat 1:1 në Leicester dhe falë fitoeres së parë me  1:0 në Madrid, siguruan biletën për në gjysmëfinale. Në minutën e 26-të, Felipe Luis harkoi për mrekulli, ndërsa Saul Niguez nga rreth 11-12 metra goditi me kokë dhe nuk kishte mundësi portieri Schmeichel të bëjë më shumë, kur topi futet në këndin e djathtë të poshtëm dhe 0:1. Leicester City nuk dorëzohet, lufton maksimalisht dhe arriti ta barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

I papërmbajtshëm Jamie Vardy i cili brenda 16-shit, me një goditje të fortë tundi portën e portierit Oblak, 1:1. Atletico Madridi kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe e cila synon ta fitojë garën më prestigjioze, kurse Leicester ka pasur rastin historik që të jetë në mesin e katër ekipeve më të mira, por nuk ia doli. Atletico me rezultat të përgjithsëm 2:1 shkon më tutje, Leicester i thotë lamtumirë Championsit. 

Leicester City-Atletico 1:1

Stadiumi "King Poëer", Leicester.

Gjyqtar: G. Rocchi (Italia).

Shënues:Vardy (61') - Niguez (26').

Kartonat e verdhë: .

Leicester City: Schmeichel, Simpson, Morgan (Amartey 84'), Benalouane (Chilëel 46'), Fuchs, Mahrez, Ndidi, Drinkëater, Albrighton, Okazaki (Ulloa 46') dhe Vardy.

Atletico Madridi: Oblak, Juanfran (Lucas 55'), Saviç, Godin, Filipe Luis (Correa 74'), Niguez, Gabi, Gimenez, Koke, Carrasco (Torres 69') dhe Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat