Zidane e pranon: Vendosën gabimet e gjyqtarëve

Futboll

Zidane e pranon: Vendosën gabimet e gjyqtarëve

Më: 19 prill 2017 Në ora: 00:26
Zinedine Zidane dhe Ancelotti

Zinedine Zidane, i ka pranuar gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen e luajtur në Santiago Bernabeu, ku skuadra e tij mposhti Bayern Munichun.

Kassai po kritikohet shumë për paraqitjen e dobët në ndeshjen që e dërgoi Realin në gjysmëfinale.

“Është e vërtetë që ndeshja e sotme u ndikua edhe nga vendimet e gjyqtarit, por nuk më pëlqen të komentoj vendimet e tyre”.

“Në harkun e dy ndeshjeve, por edhe shtesave, mendoj se e kemi merituar këtë kualifikim”, tha trajneri francez.

” Kemi luajtur kundër më të fortëve dhe kemi besuar deri në fund, ndaj mendoj që e kemi merituar kualifikimin. Ronaldo shënoi sërish tre gola dhe u tregua deçiziv edhe sot”, ka thënë Zidane i cili preferon një ndeshje me Juventusin në gjysmëfinale duke aluduar në kalimin e tyre tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat