Milani mendon për Moratan, në listë edhe Aubameyang e Lacazette

Futboll

Milani mendon për Moratan, në listë edhe Aubameyang e Lacazette

Më: 19 prill 2017 Në ora: 06:06
Alvaro Morata

Pronarët e rinj të Milanit janë duke menduar të bëjnë ofertë për Alvaro Moratan.

Yonghong Li është pronar i ri i klubit dhe me drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli, janë takuar me Vincenzo Montellan.

Sipas Sky Sport Italia, Montella ka kërkuar një sulmues qendror.

Vendi i parë është i rezervua për sulmuesin Alvaro Moratas.

Për lojtarin ka interesim edhe nga Chelsea.

Lojtarë tjetër që është në listë është edhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi vlen 65 milionë euro dhe këtë vit ka shënuar 33 gola në 38 ndeshje.

I fundit në listë është sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette, që shihet më i afërt me Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat