Marcelo nuk dëshiron ta pensionohet te Reali

Futboll

Marcelo nuk dëshiron ta pensionohet te Reali

Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:03
Marcelo Vierira

E ardhmja e Marcelo Vieriras është në Brazil.

Edhe pse ende nuk ka ardhur momenti për t’u kthyer në vendin e tij, mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit ka thënë në një intervistë për “Globoesporte” se do t’i pëlqente që një ditë të luante në Botafogo.

Nga ana tjetër, nga një foto e publikuar në rrjetet sociale duket se klubi brazilian i ka të hapura dyert për Marcelo-n. Në foton e publikuar, duket një bluzë me numrin dhe emrin e Marcelos me mbishkrimin “Këtu një Botafogen është gjithmonë i mirëpritur.”

Marcelo, të martën, do të luajë ndeshjen e 400 me skuadrën e Realit të Madridit. Gjatë intervistës, ai e komentoi këtë si diçka mjaft të bukur dhe tha se kurrë nuk e mendonte se do ta arrinte këtë shifër me këtë skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat