Drenica pa Azem Bejtën

Futboll

Drenica pa Azem Bejtën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:58
Granit Arifaj

Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, shpreson sot se do të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi që beson në rezultat pozitiv në Podujevë ndaj Llapit. “Jemi të përgatitur mjaft mirë, kalojmë një formë shumë të mirë dhe synimi ynë është të shkojmë në Podujevë për rezultat që na dërgon në finale. Me angazhimin e të gjithë lojtarëve besoj që do të arrijmë”, thotë Arifaj.  Drenica ka një mungesë të rëndësishme.

“Kemi një mungesë në mbrojtje, si Azem Bejta i cili mungon shkaku kartonëve. Ndërsa si përparësi e jona është se një gol i shënuar nga ne do të jetë gjithçka më lehtë, pasi edhe me rezultat baras kalojmë tutje”, theksoi ai. A mendoni se nëse shënoni do të kualifikoheni? “Mendoj se nëse shënojmë do të jemi në finale, pasi mbrojtja së bashku me portier janë në formë shumë të mirë. Pra nëse shënojmë të parët do të jemi në finale”, tha Arifaj. Në rast se kualifikoheni në finale, do të jetë një sukses i madh? “Personalisht unë nuk kam luajtur ende në finale të kupës, gjë që do të doja të shkoja në finale me ekipin e Drenicës, pasi e meritojnë tifozeria e flaktë ‘Shqiponjat e Zeza’ bashkë me gjithë qytetarët e Skenderajt. Pa dyshim se e meritojnë që t’ia sjellim një Kupë në këtë qytet, por ta shohim”, tha Arifaj.

Ndeshjet, sot

Llapi-Drenica    15.00 (0:0)

Besa–Trepça     15.00 (2:2)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat