Muller thumbon: Kemi luajtur 10 kundër 14

Futboll

Muller thumbon: Kemi luajtur 10 kundër 14

Më: 19 prill 2017 Në ora: 13:39
Muller

Vazhdojnë deklaratat e bujshme të futbollistëve të Bayernit pas eliminimit në Champions League. Thomas Muller ka mbetur shumë i zhgënjyer nga gabimet e shumta të arbitrit, Viktor Kassai.

"Ne nuk bënë një performancë të shkëlqyer, por ne vepruam si njerëz. Nëse shikoni mënyrën e gjërave, është jashtëzakonisht e vështirë, ne kemi luajtur 10 kundër 14, asistenti kishte pamje të qartë tek goli i barazimit.

Deri në momentin që rezultati ishte 2:1 dhe ishim me 11 lojtarë gjithçka ishte "ok", por nuk mund të shkojmë në shtëpi tani dhe të themi se gjithçka shkoi mirë", u shpreh Muller.
Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4:2 dhe në këtë mënyrë u kualifikua për në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat