Vidal: Kassai na eliminoi nga Championsi

Futboll

Vidal: Kassai na eliminoi nga Championsi

Më: 19 prill 2017 Në ora: 16:35
Vidal

Futbollisti Arturo Vidal është i dëshpëruar që në minutën e 84-të u ndëshkua me kartonin e kuq (pas dy të verdhëve) dhe sipas tij, Bayerni nuk e meritoi eliminimin nga Real Madridi. “Është kaq e fortë vjedhja në një lojë si kjo: dy gola nga pozita jashtë loje, unë jam përjashtuar me karton të kuq në mënyrë të gabuar.

Nuk e kuptoj se çfarë grabitjeje më të madhe mund të ketë në Champions. Ndeshja ishte me rezultatin 1:2 dhe, në fakt, kishim frikë, sepse gjyqtari e kishte filluar shfaqjen e tij. Gjykimi i Kassait ishte shumë, shumë i shëmtuar. Jemi shumë të trishtuar e të zemëruar. Në një ndeshje me intensitet të tillë, rezultati nuk mund të kalojë nga gjyqtari. Kassai na eliminoi nga Championsi”, ka thënë Vidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat