Besa demoloi Trepçën, në finale ndeshet me Llapin

Futboll

Besa demoloi Trepçën, në finale ndeshet me Llapin

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2017 Në ora: 16:53
KF Besa

Trepça nga Mitrovica nuk ka qenë as hija e saj duke pësuar debakël me rezultat 6:0 nga Besa, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Vendasit nuk u përmbajtën por e mbushën portën e rivalit të vjetër. Besa kualifikohet në finalen e Digitalb Kupa e Kosovës, e cila do të takohet me Llapin e Podujevës.

 Futbollisti Xhevdet Shabani në formë të mirë i cili shënoi në minutën e 3-të e të 30-të për rezultatin 2:0. Në minutën e 37-të, Sheqerolli trefishoi epërsinë në 3:0 dhe varrosi shpresat e rivalit për rezultat të favorshëm. Donat Sheqerolli në minutën e 64-të realizoi për 4:0, kurse Fatih Karahoda shton në 5:0 në minutën e 73-të.  Sulmuesi Kastriot Rexha rikthehet pas një kohe nga lëndimi dhe shënoi për 6:0 në minutën e 77-të. Në takimin e parë në Mitrovicë ndeshje kishte përfunduar baras, 2:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 8:2 u kualifikua Besa më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat