Shkëndija në finale, eliminoi Vardarin provokues

Futboll

Shkëndija në finale, eliminoi Vardarin provokues

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2017 Në ora: 18:20
Pamje nga një stërvitje e Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, me gjithë humbjen me rezultat 1:0 në Tetovë nga Vardari i Shkupit. Skuadra shqiptare falë fitores në Shkup me 3:1, ia doli me rezultat të përgjithshëm 3:2 të kualifikohet në finale dhe do të takohen me Pelisterin nga Manastiri.

“Të përballur me eliminim nga Kupa e Maqedonisë pas humbjes 1:3 në ndeshjen e parë në Shkup, futbollistët e Vardarit me provokime të ulëta kontribuuan në krijimin e një tollovie që solli kartona të kuq (në minutën e 32-të) për dy kapitenët Hasani dhe Grnçarov. Ndeshja vazhdoi pas disa minutave”, shkruhet në faqen e  Shkëndijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat