Bayern kërkon shpjegime nga UEFA: Pse policia spanjolle rrahu tifozët tanë?

Futboll

Bayern kërkon shpjegime nga UEFA: Pse policia spanjolle rrahu tifozët tanë?

Më: 19 prill 2017 Në ora: 21:53
Rrahja e Policëve me tifozët

Ndeshja e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, në të cilën Reali mposhti Bayern Munich me rezultat 4:2 në Madrid, u karakterizua nga përleshja e tifozëve gjermanë me policinë.

Me këtë rast, Bayern i ka dërguar ankesë UEFA-s, duke konsideruar se policia spanjolle pa arsye ka ndërhyrë ndaj tifozëve bavarezë dhe ka kërkuar shpjegime.

“Në pjesën e parë të takimit Bayern Munich dhe Realit, në Madrid, erdhi te sulmet e ashpra të policisë spanjolle ndaj tifozëve të Bayernit. Klubi konsideron se aksioni i policisë ishte plotësisht jashtë vendit dhe i tepruar. Me këtë rast i është bërë edhe një ankesë UEFA-s. Përveç kësaj, Bayern kërkon shpjegim nga policia spanjolle”, thuhet në kumtesën e klubit bavarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat