Pique: Juve luajti më mirë përgjatë dy ndeshjeve, mendoj se mund ta fitojë LK-në

Futboll

Pique: Juve luajti më mirë përgjatë dy ndeshjeve, mendoj se mund ta fitojë LK-në

Më: 20 prill 2017 Në ora: 00:55
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka pranuar se Juventusi luajti më mirë gjatë dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër u kualifikua në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane pas fitores prej 3-0 nga të dy takimet (3-0 në Torino dhe 0-0 në Camp Nou), ndërsa spanjolli mendon se kualifikimi ishte meritor.

“Ishte vështirë që ta përmbysnim rezultatin e ndeshjes së parë dhe i patëm disa raste, të cilat nuk ia dolëm t’i konvertonim në gola”.

“Derisa koha po kalonte, shanset u zvogëluan gjithnjë e më shumë për t’ia rritur qëllimit tonë. Juve di si të mbrohet mirë dhe sot e dëshmuan atë. Bianconerët bënë një lojë që u përshtatej dhe ia dolën mirë”.

“Përgjatë dy ndeshjeve, Juventusi luajti më mirë se ne dhe e meritoi kualifikimin në gjysmëfinale. Ua uroj të gjitha të mirat më tutje dhe mendoj se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon”, ka deklaruar Pique.

Për të ndodhur kjo, Juve duhet të luajë më mirë se Real Madridi, Monaco apo Atletico Madridi, varësisht se cili kundërshtar do t’i bie në short. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat