Bonucci: E shkëmbeva fanellën me lojtarin më të mirë në botë, djali im do të gëzohet shumë

Futboll

Bonucci: E shkëmbeva fanellën me lojtarin më të mirë në botë, djali im do të gëzohet shumë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 07:47
Lionel Messi

Leonardo Bonucci e shkëmbeu fanellën me Lionel Messin në fund të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

“Me kënaqësi e mora fanellën e lojtarit më të mirë në botë, prandaj ishte një moment i këndshëm për koleksionin tim personal”.

“Djali im do të gëzohet shuam, edhe pse do të gëzohej shumë më tepër me atë të Andrea Belottit!”, ka thënë Bonucci.

Ndeshja në Camp Nou përfundoi pa gola, ashtu që në gjysmëfinale u kualifikuan Bianconerët.

Juve mund të ndeshet me Real Madridin, Monacon apo Atletico Madridin në fazën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat