Cirku në Champions League

Futboll

Cirku në Champions League

Nga: Fadil Beqiraj Më: 20 prill 2017 Në ora: 15:18
Fadil Beqiraj

Debate

Champions League a po e humb besimin dhe shkëlqimin që a ka pas dikur në Evropë?

Një treshe e gjyqtarëve në krye me maskarain Kasain e shkatërroi totalisht futbollin, vetëm nëse je i verbër ose i çmendur mund të referosh në atë mënyrë si ai me ndihmësit e tij në ndeshjen aq të pritur nga të gjithë adhuruesit e futbollit Real Madrid - Bayern Munih.

Pas dy ndeshjeve gjermanët u treguan se janë ekip e madhe në Evropë dhe në botë, kanë kulturë, edukatë, traditë dhe moral edhe pse e humbën ndeshjen e parë në Gjermani, ku edhe aty u dëmtuan nga gjyqtari ata nuk bënë skena të pahijshme dhe josportive por, thanë se ne do të shkojmë në Madrid për fitore se mund ta bëjmë këtë.

Ashtu edhe ndodhi luajtën si luaj ne Madrid dhe arritën ta fitojnë ndeshjen në kohen e rregullt për të siguruar vazhdimet.

Por skenari i referit u vërejt kur ai përjashtoj Vidalin nga loja me karton te kuq për ta dobësuar Bayernin e fuqishëm, i cili e meritonte kualifikimin dhe duke e parë se sërish është e kotë ai ndihmoj haptas Realin duke lejuar që të shënohen golat nga pozita jashtë loje, dhe për t'iu bërë me dije bavarezëve se kot e keni jeni të eliminuar, gjermanët sërish tregojnë se janë të mëdhenj dhe nuk bijnë në provokime të një hungarezi katastrofë  i cili nuk e di se a e ka kuptuar se po luajnë dy ekipet më të mira të Evropës, Reali dhe Bayerni, e besojë se as Reali nuk e ka deshtë një fitore të tillë me ndihmën e referëve por, shtrohet pyetja se si ka mundësi që një ndeshje të tillë ta referojnë këta gjyqtar, sikur me i pa deleguar FFK-ja e jonë Bajram Gashin me kompani !!!.

Ekipi mbretëror natyrisht se nuk është i kënaqur me një kualifikim të tillë me ndihmën e referëve apo ndoshta ky skenar u realizua vetëm për Ronaldon, qe ai të shënojë gola, nuk ka lidhje edhe prej ofsajdi. Bayerni nuk e ka merituar eliminimin megjithatë ata janë fitues moral, unë nuk mbaj mend se Bayern Munih është eliminuar në çerekfinale të Champions League, por matematikat kishin qenë kështu kësaj radhe qel ekipet gjermane të eliminohen shuml herët dhe t’iu lëshohet pak fryma italianëve dhe francezëve, pra kështu deshtën të tjerët ?!

Champions League a po e humb shkëlqimin dhe bukurinë që e ka pas dikur, me delegimin e referëve me detyra të caktuara ?

Rikujtojmë dy ndeshje paraprake të PSG me Barcelonën 4:0, ndërsa në ndeshjen kthyese një cirk i vërtetë, natyrisht për këtë përkujdesen referët, ku Barcelona - PSG 6:1 dhe ky eliminim i PSG ishte i pa meritë, dhe pastaj ajo Barcelonë turpërohet nga Juventus në dy ndeshje madje duke mos shënuar asnjë gol!!!

A mos një kualifikim i tillë i Realit me ndihmën e referëve po i shkon në favor ndonjë Juventusi apo Atletico Madridit, kjo mbetet të shihet në gjysmëfinale por një fjale e urtë popullore thotë: çka të mbjellësh e korrë'' prandaj janë referët ata që ta fitojnë lojën por edhe ta humbin!

A po ndryshon formati i garave në Champions League?

Autori është gazetar sportiv

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat