Dani Alvesh mesazh emocionues për Neymar

Futboll

Dani Alvesh mesazh emocionues për Neymar

Më: 20 prill 2017 Në ora: 17:17
Dani Alves

Dani Alves, mbrojtësi brazilian i kampionëve italianë, ishte protagonist para, gjatë dhe pas ndeshjes Barcelona-Juventus, në çerekfinalen e kthimit të Champions-it. Ai shkoi te stoli katalanas për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës dhe stafin teknik, ndërkohë që ndeshja kishte filluar. Gjatë lojës iu bë “ferrë” Neymarit, duke qenë ndër më të mirët për bardhezinjtë. Mbas ndeshjes, Dani Alves, ish-lojtari i Barcelonës, ka pasur një kontakt të bukur me shokun e tij dhe ish-shokun e grupit, Neymar.

Mbrojtësi brazilian ishte një nga lojtarët që e ngushëlluan Neymarin, pasi ndeshja përfundoi në “Camp Nou” dhe u konfirmua eliminimin i Barcelonës nga ky kompeticion. Neymar ka rënë fillimisht në tokë dhe filloi të vajtojë, por pati menjëherë ngushëllimin e parë të Dani Alves dhe bashkëlojtarëve. Nuk munguan ta inkurajojnë edhe lojtarët e Juventusit.

Pas sfidës, Dani Alves tha para gazetarëve se tashmë kishte disa fjalë të mira për ish-shokun e skuadrës, Neymar, dhe Barcelonën: “Unë nuk doja të përballesha me Barcelonën, sepse kemi kaluar momente të paharrueshme së bashku, edhe pse tani jetojmë të ndarë, por ky është futbolli”. Më vonë, jashtë “Camp Nou”, Dani Alves kishte një mesazh emocional për Neymar, në rrjetet sociale. “Unë të dua vëlla,” – shkroi Dani Alves në llogarinë e tij në Instagram, duke pranuar se “është shumë e trishtuar për të parë miqtë duke lotuar nga eliminimi prej Champions-it”.

 

"Te amo irmão"

A post shared by DanialvesD2 My Twitter (@danialves23) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat