UEFA shpall klasifikimin special, ja 5 klubet madhështore të Champions-it

Futboll

UEFA shpall klasifikimin special, ja 5 klubet madhështore të Champions-it

Më: 20 prill 2017 Në ora: 21:40
Champions

Faqja zyrtare e UEFA-s ka gjeneruar dhe publikuar një klasifikim relativ për pikët e grumbulluara nga skuadrat në historinë e Champions League, në mënyrë që të mund të identifikohen dhe vlerësohen ekipet më të mira të të gjitha kohërave. Kriteret e vlerësimit për përfshirjen dhe renditjen në këtë klasifikim ishin akordimi i 2 pikëve për çdo fitore dhe 1 pike për çdo barazim.

Juventusi, falë barazimit të së mërkurës mbrëma përballë Barcelonës, në “Camp Nou” është ngjitur në vendin e pestë të këtij klasifikim special, duke u barazuar me Arsenal në kuotën e 207 pikëve. Përpara tyre renditen Manchester United në vend të katërt me 272 pikë, Bayern Munich me 288 pikë, Barcelona me 316 pikë dhe në krye qëndron Real Madrid në kuotën e 325 pikëve, me gjasat për ta theksuar edhe më shumë sundimin e tij, teksa vijon aventurën në këtë edicion të Champions League. Vetëm vendi i shtatë për Milan legjendar që numëron 197 pikë.

Top 10 i klasifikimit të ekipeve në Champions League:

1. Real Madrid CF, 325 pikë

2. FC Barcelona, 316 pikë

3. FC Bayern Munich, 288 pikë

4. Manchester United FC, 272 pikë

5. Arsenal FC, 207 pikë

5.Juventus,207 pikë

7. Milan, 197 pikë

8. Chelsea, 190 pikë

9. Porto, 185 pikë

10. Lyon, 134 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat