Arlind Ajeti dëmtohet sërish

Futboll

Arlind Ajeti dëmtohet sërish

Më: 21 prill 2017 Në ora: 08:57
Arlind Ajeti

E nisi në një mënyrë të shkëlqyer fazën përgatitore në fillim të sezonin, por me nisjen e kampionatit gjithçka shkoi si mos më keq për Ajetin te Torino, duke e ndjekur dëmtime të njëpasnjëshme.

Arlind Ajeti u bë pjesë e kombëtares shqiptare në ndeshjen eliminatore të marsit ndaj Italisë dhe tregoi se ishte në një formë të mirë ndaj të kaltërve.

Megjithatë, dëmtimet e kanë ndjekur sërish mbrojtësin. Ai ndjeu dhimbje në pulpë në fillim të javës dhe pas analizave rezulton se Ajetit do t’i duhet të paktën një javë për t’u rikthyer në stërvitje, duke humbur kështu mundësinë për të qenë pjesë e Torinos në ndeshjen e radhës ndaj Chievo-s.

Në transfertën e Veronës, Torino nuk do të ketë në dispozicion edhe tre mbrojtës të tjerë, brazilianët Castan e Carlao si dhe Christian Molinaron. Duke parë këto mungesa prezenca e Ajetit ishte domosdoshme në këtë sfidë me trajnerin Mihajlovic që ishte gati ta aktivizonte titullar 23-vjeçarin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat