Ofendohen edhe nga ata që gjithmonë qesin lot krokodili për Ferizajn

Futboll

Ofendohen edhe nga ata që gjithmonë qesin lot krokodili për Ferizajn

Nga: Agron Selmani Më: 21 prill 2017 Në ora: 11:42
Futbollistët e Ferizajt

Debate

Me vite po luhet loja e njëjtë!? Unë nga larg përcjelli ngjarjet në klubin e futbollit Ferizaj dhe koheve të fundit po flitet dhe po dëgjoj se klubin e kanë braktis një pjesë e kryesisë dhe e donatorëve për arsye të keqmenaxhimit. Po i drejtohem Genc Hysenit, drejtor sportiv në KF Ferizaj. Genc, ti nuk e ki lehtë, unë kam vërejt se ti ke tentuar me ndërruar mënyrën e mendimit në klub edhe duke marr nga përvoja jote, ti nuk je i pagabueshëm, kjo punë nuk jep rezultate menjëherë, kjo punë donë kohë dhe punë në kontinuitet, kurse ti sot ballafaqohesh me kërkesat dhe ndjenjat e momentit sepse gjithmonë ka qenë kështu!  Lojtarët e Ferizajt ka disa ndeshje që i luajnë me ngarkesë dhe po turpërohen nga presioni!?

Po turpërohen edhe po ofendohen edhe nga ata që gjithmonë qesin lot krokodili për Ferizajn, por që në fakt nuk kontribuojnë me asgjë për të mirën e Ferizajt. Lironi djemtë nga ankthi, mos improvizoni, mos bëni mobilizime të rrejshme, ata janë djem dhe lojtar të mirë! Thuajuni atyre se në të mirë dhe në të keq do të jeni me ta dhe do të jeni bashkë, kthejani shpirtin klubit, merrni përgjegjësinë e përbashkët, kryesi, Shtab Teknik, lojtar dhe jo me ikë e me braktis klubin kur ka nevojë më së shumti. S’ka me u dorëzuar, ti mëshohet lloçit për mes, të luftohet deri në fund si do që të jetë fundi. E fundi do të jetë i mirë! Mësoni nga kjo foto, nuk ka qenë aq i lehte rrugëtimi për në Superligë ashtu siç mundohen me interpretuar sot disa, ka shpirt, krenari dhe dinjitet në këtë foto, Ferizaj forcën dhe shpirtin e vetë e tregon atëherë kur është i kanosur. Suksese!

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat