Vdes ish-futbollisti i skuadrës së njohur angleze

Futboll

Vdes ish-futbollisti i skuadrës së njohur angleze

Më: 21 prill 2017 Në ora: 11:48
Ilustrim

Ish-futbollisti i kombëtares angleze, Ugo Ehiogu, ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme. 44-vjeçari, i cili aktualisht ishte trajner i skuadrës U-23 të Totenhemit, pësoi infarkt mëngjesin e djeshëm në një nga fushat e qendrës stërvitore të skuadrës londineze.

Ai mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor të Totenhemit dhe më pas u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte sulmit në zemër.

Ish-qendërmbrojtësi i cili ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren angleze, la pas gruan dhe djalin e tyre të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat