Butragueno: Do të luajmë kundër një ekipi të mirë

Futboll

Butragueno: Do të luajmë kundër një ekipi të mirë

Më: 21 prill 2017 Në ora: 12:58
Emilio Butragueno

Ballafaqimi Real Madrid - Real Madrid, dy finalistët e vitit të kaluar, ndeshen në gjysmëfinale. Njëra nga skuadrat e Madridit do ta prekë finalen e madhe të Champions League. Reali, kampion në fuqi, ka prej sfidave më të vështira, Atletico pretendon finalen e madhe. Drejtori gjeneral i Realit, Emilio Butragueno,  tha se Atletico janë një skuadër e papërshtatshme dhe kanë një mbrojtje të fortë. “Kjo është hera e katërt me radhë që përballemi me ta. Në ndeshjen e parë duhet të luajmë mirë sepse e dimë se Atletico Madridi është shumë e papërshtatshme si vendas.

Kanë mbrojtje të fortë, do të jetë e vështirë për dy ekipet. Ne do të luajmë për finale. Le të themi që është gara jonë e pëlqyer dhe do të tentojmë të luajmë në nivelin më të lartë për t’i bërë të lumtur tifozët. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ky është futbolli, çdo gjë është e paparashikueshme”, ka thënë Butragueno.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat