Ja kur fillon shitja e biletave për derbin e kryeqytetit, apo mes shqiptarëve e maqedonëve

Futboll

Ja kur fillon shitja e biletave për derbin e kryeqytetit, apo mes shqiptarëve e maqedonëve

Më: 21 prill 2017 Në ora: 16:15
Ilustrim

Për shkak të interesimit të madh për ndeshjen e të dielës kur edhe luhet derbi i javës në mes klubit të futbollit shqiptar, Shkupi dhe  asaj maqedone, Vardari, nga dita e nesërme do të fillojë shitja e biletave për këtë ndeshje. Përkujtojmë se numri i biletave është i kufizuar shkaku i kapacitetit të stadiumit dhe ulëseve që ka, ndërsa njëherit ndeshja është shpallur e rrezikut të lartë, që do të bëjë dyert e stadiumit të mbyllen 30 minuta para fillimit të ndeshjes.

Shitja e biletave do të bëhet para stadiumit në pikëshitjen afër autolarjes në stadiumin e Çairit, prej të premtes dhe të shtunës nga ora 10:00 deri në orën 17:00, si dhe ditën e ndeshjes.

Ndeshja Shkupi – Vardari luhet të dielën me fillim në orën 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat