Barcelona apelon në CAS për dënimin e Neymar

Futboll

Barcelona apelon në CAS për dënimin e Neymar

Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:03
Neymar

Klubi katalanas nuk heq dorë në lidhje me dënimin e yllit të skuadrës.

Federata e Futbollit të Spanjës ka refuzuar apelin e Barcelonës për heqjen e dënimit të Neymar me katër ndeshje, por klubi katalanas nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ata do të apelojnë vendimin edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që mbetet mundësia e fundi e Barcelonës për të parë nëse do t’i zvogëlohet suspendimi brazilianit.

Neymar do të mungojë në El Clasicon e së dielës që Barcelona e zhvillon ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat