Modric, ëndrra e Bayernit dhe Ancelottit

Futboll

Modric, ëndrra e Bayernit dhe Ancelottit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 21:26
Carlo Ancelotti

Bayern Munich dhe Carlo Ancelotti kanë një ëndërr për afatin kalimtar të verës, dhe ai është Luka Modric.

Mediet në Spanjë raportojnë se Bayern Munich është i interesuar të nënshkruaj me mesfushorin kroat, i cili në të kaluarën ka punuar me Ancelottin, te Reali i Madridit.

Modric ishte njëri nga lojtarët kyç në suksesin e Realit nën drejtimin e trajnerit italian.

Ancelotti e sheh Modricin si zëvendësues ideal të Xabi Alonsos, që ka vendosur të pensionohet nga futbolli në fund të këtij edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat