Marcelo: Ndaj Barcës shfrytëzojmë momentin

Futboll

Marcelo: Ndaj Barcës shfrytëzojmë momentin

Më: 21 prill 2017 Në ora: 22:45
Marcelo

Të Dielën në mbrëmje në Santiago Bernabeu luhet një nga ato sfida që mbeten gjatë në mendjen e të gjithëve. Në La Liga është java e El Clasicos, duelit më spektakolar në historinë e futbollit. Real i Madridit pret Barcelonën në një sfidë ku katalanasit luajnë shansin e fundit, në garën për titull. Me 3 pikë avantazh në renditje por edhe me një ndeshje më shumë për të luajtur, Los Blancos do të kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e mirë që po kalojnë për ti dhënë goditjen përfundimtare Barcës që në mesjavë u eliminua edhe nga Championsi. Cristiano Ronaldo është rreziku kryesor për mbrotjen e skuadrës blaugrana, por te  Barcelona duhet të kenë shumë kujdes njeriun që luan në krahun e majtë të mbrojtjes së Realit, brazilianin Marcelo i cili është frymëzuesi i pjesës më të madhe të aksioneve sulmuese që krijon skuadra e Zidane gjatë një ndeshjeje. El Clasico megjithatë mbetet El Clasico edhe pse Marcelo është i bindur te fitorja e Realit.

” Jemi në një formë shumë të mirë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme por kjo është një përballje direkte të cilën duhet ta fitojmë edhe për faktin se e luajmë përballë publikut tonë. Është një ndeshje e madhe, duhet të bëjmë gjithcka për të marrë tre pikët pasi nëse mposhtim Barcelonën do të vrisnim edhe kampionatin. El Clasico që kujtoj me shumë nostalgji? Sfida ndaj Barcelonës që kujtoj më shumë është ajo e vitit të kaluar të cilën e fituam me një gol të Cristianos edhe pse ishim me një lojtar më pak në fushë”.

Në fund Marcelo vlerësoi edhe trajnerin Zinedine Zidane duke e konsideruar si celësin e suksesit të këtij Reali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat