“Mbappe do të qëndrojë së paku edhe një vit te Monaco”

Futboll

“Mbappe do të qëndrojë së paku edhe një vit te Monaco”

Më: 22 prill 2017 Në ora: 02:05
Mbappe

Ambasadori i Monacos, Ludovic Giuly, beson se Kylian Mbappe, do të qëndrojë edhe për një sezon te skuadra franceze, pavarësisht interesimit të Chelsea dhe Manchester Unitedit.

Sulmuesi 18 vjeçar ka mahnitur këtë edicion me paraqitjet në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai këtë edicion ka shënuar 22 gola në të gjitha garat.

Giuly i cili mori pjesë në tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se talenti i skuadrës së tyre, do të qëndrojë për së paku edhe një sezon.

“Ai ka kontratë me Monacon, dhe do të qëndrojë edhe për një vit”, ka deklaruar Giuly.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat