“Në Bernabeu vetëm për fitore”

Futboll

“Në Bernabeu vetëm për fitore”

Më: 22 prill 2017 Në ora: 08:37
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic kërkon vetëm fitore të dielën mbrëma ndaj Real Madridit

Real Madridi e pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të dielën mbrëma nga ora 20:45, ku do të luhet “El Clasico” e dytë për këtë sezon, ndeshja e parë përfundoi 1:1 në “Camp Nou”.

Para kësaj ndeshje, ka folur mesfushori i katalanasve, Ivan Rakitic. Ai ka thënë se në “Bernabeu” shkojnë vetëm për fitore.

“Duam që ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi nevojë dhe do të shkojmë atje me besimin për të marrë tri pikë”, deklaroi Rakitic.

Reali është lider i La Ligas me 75 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Barcelona. Andaj kjo ndeshje mund të jetë vendimtare sa i përket titullit të kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat