Man Utd: Sezoni për Ibrën dhe Rojon ka përfunduar

Futboll

Man Utd: Sezoni për Ibrën dhe Rojon ka përfunduar

Më: 22 prill 2017 Në ora: 18:21
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo nuk do të mund të ndihmojnë Manchester Unitedin për pjesën tjetër të sezonit.

Skuadra angleze ka dalë për herë të parë me rezultatet për shkallën e lëndimit të të dy futbollistëve.

Në njoftimin e Unitedit, thuhet se Ibrahimovic dhe Rojo, kanë këputur ligamentet, dhe për të dy ata, ky edicion ka përfunduar.

Ibra dhe Rojo u lënduan në ndeshjen që Unitedi e fitoi 2:1 ndaj Anderlechtit në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat