Malaga siguron mbijetesën në La Liga

Futboll

Malaga siguron mbijetesën në La Liga

Më: 22 prill 2017 Në ora: 19:51
Malaga

Me 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit Malaga siguron mbijetesën në La Liga. Suksesi ndaj Barcelonës në La Roseleda u pasua nga një tjetër fitore përballë një skuadre të rëndësishme. Malaga kaloi 2-0 Valencian në shtëpi duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve, tashmë vetëm matematika thotë që skuadra e trajnerit Michel nuk ka zyrtarizuar ende mbijtesën sepse me 99,9 % objektivi sezonal është arritur.

Ndaj një Valencie pa objektiva, Malaga imponoi ritmin përpara publikut të saj. Pas shumë përpjekjesh të skuadrës vendase, në minutën e 36-të, Recio devijoi drejt portës së Diego Alves një top të krosuar nga Ontiveros për ti dhënë avantazhin Malagës. Vetëm 4 minuta më pas formacioni i Michel hipotekoi fitoren me golin e 2-0 që mban firmën e Sandro Ramirez.

Ish lojtari i Barcelonës, me një goditje të bukur fluturimthi nga distanca nuk i dha asnjë shans portierit brazilian të Los Che, Diego Alves, edhe pse ky i fundit kishte pjesën e tij të fajit. Në pjesën e dytë, Valencia iu afrua në disa raste golit por nuk arriti të mposhte portierin Kameni, me Malagan që mori një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat