Chelsea në finale të FA Cup

Futboll

Chelsea në finale të FA Cup

Më: 22 prill 2017 Në ora: 20:25
Futbollistët e Chelsea u plasuan në finale të FA Cup

Futbollistët e Chelsea u plasuan në finale të FA Cup, pasi në ndeshjen gjysmëfinale në Wembley mposhtën Tottenham me rezultat 4:2.

Në përgjithësi ishte një lojë e shkëlqyeshme në duelin e rivalëve të qytetit.

Willian qysh në minutën e pestë solli të kaltrit në epërsi, ndërsa Kane në minutën 18, pas asistimit të Eriksen barazoi shifrat.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Willian solli Chelsea në epërsi të re nga penalltia. Në fillim të pjesës së dytë, Eriksen edhe me një asistim solli te barazimi i ri, ndërsa autor i golit ishte Alli. Çështja e fituesit u zgjodh në 15 minutat e fundit kur Hazard së pari solli Chelsea për herë të tretë në epërsi, ndërsa më pas asistoi Matiq, i cili vendosi rezultatin përfundimtare prej 4:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat